Aktuale
Nga gëzimi i shtatzënisë te moda: Samie Elishi shkëlqen si imazhi i ri i markës prestigjioze
Reklamë e Sponsorizuar
Samie Elishi po kalon një fazë tejet të artë në jetën e saj, duke shkëlqyer njëkohësisht në rrafshin personal dhe atë profesional. Ish-konkurhentja e njohur e spektaklit "Love Island: All Stars" ndau me ndjekësit këtë javë lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Tyrique Hyde.
Vetëm pak kohë pas këtij njoftimi që gëzoi fansat, 26-vjeçarja ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierë, duke u zgjedhur fytyra më e re e markës së njohur të veshjeve, Lipsy London.
Të mërkurën, ajo solli në vëmendje linjën e saj më të re të modës, duke rrëmbyer simpatinë e publikut përmes paraqitjeve mjaft chic dhe bashkëkohore. Në një prej shkrepjeve fotografike, e reja u shfaq e veshur me një bluzë të zezë prej dantelle, e cila kombinohej në mënyrë perfekte me një fund të ngushtë në nuanca vjollce.
Në një tjetër pozë, ajo tërhoqi sytë me një fustan elegant në ngjyrë ari që nxirrte në pah linjat e saj, ndërsa koleksioni përfshinte gjithashtu një pallto të zezë nga gëzofi artificial shoqëruar me pantallona të shkurtra kadifeje.
Edhe pse koleksioni u prezantua zyrtarisht gjatë ditës së martë, klientët do të duhet të presin pak, pasi artikujt do të dalin në treg shkallë-shkallë, me disa prej tyre që do të jenë të qasshme në dy deri në tri javët e ardhshme.
Për Samie Elishin, ky projekt i ri vjen në momentin më të bukur të jetës, ndërsa ajo numëron ditët për t'u bërë nënë për herë të parë dhe vijon të ngjisë shkallët e suksesit në botën e modës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: