Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nkunku tregon planet për të ardhmen: Jam i lumtur në Gjermani, por vendimi i takon dy klubeve

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nkunku tregon planet për të ardhmen: Jam i lumtur në Gjermani, por vendimi i takon dy klubeve
Christopher Nkunku duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë pas largimit në formë huazimi nga Milani dhe rikthimit te Leipzig. Sulmuesi francez ka regjistruar katër gola dhe dy asiste në tetë ndeshje me klubin gjerman, duke dhënë sinjale pozitive me paraqitjet e tij. Në një intervistë për “Sport Bild”, Nkunku ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar te Leipzig edhe pas përfundimit të sezonit, megjithëse e ardhmja e tij do të varet nga negociatat mes dy klubeve. “Jam shumë i lumtur në Leipzig. E njoh qytetin dhe klubin, dhe ndihem rehat me gjithçka e me këdo”, u shpreh sulmuesi. Francezi theksoi se Leipzig ka një rëndësi të veçantë për të, pasi aty ka përjetuar disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës dhe jetës së tij. “Kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Tifozët më duan dhe atmosfera është si në një familje. E gjithë kjo do të thotë shumë për mua”, deklaroi ai. Sa i përket së ardhmes, Nkunku nuk e fshehu dëshirën për të vazhduar aventurën në Gjermani. “Nëse do të varej nga unë, do të qëndroja për një kohë të gjatë. Por të dy klubet duhet të arrijnë një marrëveshje. Nuk varet vetëm nga unë”, përfundoi sulmuesi. Tashmë mbetet të shihet nëse Milani dhe Leipzig do të gjejnë gjuhën e përbashkët për ta bërë të mundur qëndrimin e francezit në Gjermani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar