Aktuale
Kërkesa për drejtësi për çlirimtarët, OVL e UÇK-së vlerëson lart mbështetjen e shqiptarëve kudo në botë
Reklamë e Sponsorizuar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka drejtuar një falënderim publik për të gjithë bashkatdhetarët në trojet shqiptare dhe diasporë, të cilët po angazhohen përmes protestave për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore.
Përmes një komunikate zyrtare, kjo organizatë ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur që po vjen nga Shqipëria, duke e cilësuar atë si një dëshmi të fortë të vëllazërisë dhe solidaritetit kombëtar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
Sakaq, një mirënjohje e veçantë i është kushtuar edhe mërgatës shqiptare, e cila, sipas reagimit, po organizon tubime dhe po bëhet zëri i drejtësisë në qytete të ndryshme anembanë globit.
"Faleminderit vëllezër shqiptarë dhe bashkëluftëtarë nga Shqipëria! Po ashtu, OVL UÇK falënderon nga zemra të gjithë mërgatën tonë, e cila po organizon protesta dhe po ngrit zërin për drejtësi në çdo cep të botës", thuhet në njoftimin e lëshuar nga organizata.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: