Politikë
Protesta në Tiranë vijon qetësisht, turma largohet nga Ministria e Arsimit dhe bashkohet para Kryeministrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një qëndrimi prej një ore përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit në tubim kanë nisur lëvizjen drejt bulevardit kryesor, për t'u pozicionuar sërish në shenjë pakënaqësie para Kryeministrisë.
Në kontrast të plotë me tetë ditët paraardhëse të mobilizimit, dita e sotme është shoqëruar me një klimë të qetë dhe pa incidente të dhunshme. Janë shmangur përplasjet me forcat e rendit, ndërkohë që nuk janë regjistruar hedhje të mjeteve piroteknike, gurëve apo përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia.
Deri në orën 14:36, tubimi është zhvilluar tërësisht në formën e marshimeve paqësore. Qytetarët dhe të rinjtë e pranishëm kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre ndaj ekzekutivit, duke kërkuar në kor dorëheqjen e qeverisë.
Gjatë këtij organizimi, organizatorët dhe protestuesit kanë lëshuar thirrje të hapura drejt banorëve të qyteteve të tjera të vendit që të bëhen pjesë e lëvizjes, ndërsa një apo i veçantë i është drejtuar edhe diasporës shqiptare për ta mbështetur këtë kauzë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: