Politikë
Tensionet përshkallëzohen para Kryeministrisë: Studentët refuzojnë ftesën për bisedime dhe kërkojnë largimin e Ramës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe gjatë ditës së sotme skenën e vendosjes së karrigeve para selisë qeveritare, duke u bërë thirrje studentëve protestues që të ulen në tryezën e dialogut.
Megjithatë, përgjigjja e të rinjve në fillim të tubimit ka qenë e menjëhershme dhe e ashpër. Ata kanë hedhur karrige në drejtim të ndërtesës së Kryeministrisë, ndërkohë që kanë bërë përpjekje për të çeduar kordonin e sigurisë dhe për të hyrë brenda institucionit.
Në shenjë revolte dhe si mesazh të qartë drejtuar kreut të ekzekutivit, protestuesit kanë shkruar në asfaltin e rrugës parullën: "Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!", duke rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr deri në plotësimin e kërkesës kryesore për dorëheqjen e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: