Botë
Hap historik: Forca Ajrore e Shqipërisë nis kontingjentin e parë në misionin e KFOR-it
Reklamë e Sponsorizuar
Për herë të parë në histori, Forca Ajrore e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht kontingjentin e saj ushtarak për t'u bërë pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ky zhvillim i rëndësishëm u bë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.
Gjatë ceremonisë, gjenerallejtënant Kingji e vlerësoi këtë dislokim si një detyrë me përgjegjësi të lartë dhe si një dëshmi të qartë të rolit aktiv që Shqipëria dhe ushtria e saj luajnë brenda Aleancës Euroatlantike.
Duke u dhënë zemër efektivëve, ai përcjelli mesazhin inkurajues: “Mision të mbarë dhe shërbim të suksesshëm në çdo detyrë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: