Sport
Ndryshim në pankinë, Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Elbasanit ka zyrtarizuar emërimin e Glen Dajës në krye të pankinës verdheblu, duke i besuar atij drejtimin e skuadrës për vazhdimësinë e këtij sezoni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e klubit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Pasi ka mbajtur më parë detyrën e trajnerit ndihmës te skuadra e Dinamos, Daja nis kështu një sfidë të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij. Ai do të zbarkojë në fushë që sot për të nisur nga puna dhe për të përgatitur skuadrën për sfidën e radhës në kampionatin e Abissnet Superiore, ku Elbasani do të ndeshet me Teutën në transfertën e Durrësit.
Ky vendim shënon një debutim për Glen Dajën në rolin e trajnerit të parë, ndërsa drejtuesit elbasanas i kanë besuar atij misionin për të çuar para punën e nisur nga Ivan Gvozdenovic. Ky i fundit dha dorëheqjen nga detyra pak ditë më parë, pas humbjes së pësuar në ndeshjen kundër Skënderbeut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: