Politikë
Pas protestave të dhunshme, Ministria e Drejtësisë mbrohet me grila hekuri
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa konkretë mbrojtës si pasojë e tubimeve të dhunshme që kanë përfshirë vendin gjatë tetë ditëve të fundit.
Sipas pamjeve të siguruara në terren, institucioni ka vendosur dritare të blinduara me hekur në godinë, me qëllim që të parandalojë dëmtimet nga sulmet e mundshme të protestuesve.
Prej një jave që prej nisjes së valës së protestave, turmat e revoltuara kanë vënë në shënjestër disa institucione shtetërore, banka të nivelit të dytë, si dhe subjekte të ndryshme private.
Ndërkohë, protestat vijojnë të mbeten aktive edhe gjatë ditës së sotme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: