Kronikë
“Daja Raif do të mbetesh në zemrat tona”/ Fjalët e Shemsi Elezit që prekin pas tragjedisë në Komoran
Reklamë e Sponsorizuar
Vdekja tragjike e Raif Aliut nga Likofci i Skenderajt, i cili humbi jetën pasditen e së martës në një aksident në vendin e tij të punës, afër Komoranit, ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Me një mesazh prekës, Shemzi Elezi ka kujtuar djalin e dajës së tij, Raif Aliun, duke e përshkruar si një njeri punëtor, të ndershëm dhe besimtar të devotshëm.
“Pasditen e djeshme nga një aksident në vendin e tij të punës humbi jetën djali i dajës Raif Aliu. Daja Raif ishte sinonim i punës, nderit dhe besimtarit të devotshëm”, ka shkruar Elezi.
Ai ka theksuar se Raifi gjatë gjithë jetës ishte i përkushtuar ndaj familjes dhe njerëzve që e rrethonin, duke qenë gjithmonë i dashur dhe i afërt me të gjithë.
“Edhe sfidat i kalonte me pozitivitet, nuk dorëzohej asnjëherë. Daja Raif, do të mbetesh në mendjet e zemrat tona!”, ka shkruar tutje ai.
Në fund, Elezi u ka shprehur ngushëllime familjes Aliu dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
“Zoti të shpërbleftë me Xhenet, dajosh!”, përfundon mesazhi i tij prekës.
Raif Aliu humbi jetën të martën në vendin e tij të punës, duke lënë në pikëllim familjen dhe të afërmit e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: