Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Një i huaj u fut fshehurazi dhe xhiroi kampin e Njësive Speciale, Inspektorati nis hetimin

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një i huaj u fut fshehurazi dhe xhiroi kampin e Njësive Speciale, Inspektorati nis hetimin
Publikuar më: Cenimi i sigurisë së kampit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, i dokumentuar nga VOX Kosova, ku një shtetas britanik kishte arritur të futej në hapësirat e kampit në Vrellë dhe të xhironte pamje, ka nxitur veprimin e institucioneve përkatëse. Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim preliminar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Xhelal Sveçla, deri më tani nuk kanë reaguar publikisht lidhur me rastin. IPK-ja i ka konfirmuar VOX-it se hetimi ka për qëllim sqarimin e rrethanave të rastit, me fokus në përgjegjësitë që lidhen me sigurimin e kampit. “Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes Departamentit të Hetimeve, pas shqyrtimit të materialit të publikuar nga VOX Kosova lidhur me pamjet e realizuara nga një shtetas britanik në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, konfirmon se ka iniciuar hetim preliminar lidhur me këtë çështje. Hetimet kanë për qëllim sqarimin e rrethanave të rastit me fokus në përgjegjësitë lidhur me sigurimin e kampit. IPK-ja do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për VOX Kosova.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar