Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Synimet e qarta të SC Gjilanit, Sylejmani tregon objektivat e larta për këtë edicion

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Synimet e qarta të SC Gjilanit, Sylejmani tregon objektivat e larta për këtë edicion
Menaxheri i klubit të futbollit SC Gjilani, Drilon Sylejmani, ka ndarë përshtypjet e tij rreth ecurisë në këtë fillim sezoni, duke u shprehur i kënaqur me paraqitjet, pavarësisht se ambiciet ishin edhe më të larta për ekipin. Gjatë një paraqitjeje në emisionin SportCast, Sylejmani diskutoi për formën e treguar nga lojtarët në sfidat e para, sfidat me mungesat në përbërje dhe integrimin e lojtarëve të rinj, faktorë këta që kanë luajtur rol kyç në harmonizimin e grupit. “Nga analizat e para të cilat i kemi bërë në lidhje me këto ndeshje, mund të themi që jemi të kënaqur me atë se çfarë kanë treguar, me atë se çfarë kanë performuar futbollistët në fushën e lojës. Mirëpo kemi synuar diçka më shumë. Mirëpo në qoftë se e marrim si përmbledhje në tërësi, jemi të kënaqur me këtë fillim të kampionatit, duke pasur parasysh edhe mungesat me të cilat jemi ballafaquar, me ardhjet e reja të cilat kemi qenë në pritje në vazhdimësi të cilat normalisht që kanë rëndësi në komponimin e ekipit. Dhe si përfundim mund të themi që jemi të kënaqur me këtë nisje të kampionatit. Synojmë që në xhirot e ardhshme të kampionatit të bëjmë shumë më mirë dhe të jemi në cakun aty ku ne e synojmë”, u shpreh Sylejmani. Sipas tij, synimi parësor i SC Gjilanit mbetet sigurimi i një pozite që siguron biletën për në garat evropiane, ndërsa shtoi se organizimi dhe investimet e bëra në klub synojnë triumfin në trofe. “Minimalja është dalja në Evropë. Gjilani gjithmonë lufton për pjesën e epërme të klasifikimit. Mund ta konfirmoj që në bazë të organizimit të ekipit, në bazë të asaj se çfarë punohet dhe çfarë investohet, Gjilani gjithmonë projektohet për të fituar trofe. Se sa ja dalim, se si shkojmë gjatë rrugës, ato janë tema të tjera për t'u diskutuar. Mirëpo e rikonfirmoj edhe një herë që organizimi i klubit, investimet, gjithë kjo punë bëhet për t'i sjellë qytetit të Gjilanit, veçanërisht pjesës së grupimit të tifozëve të cilët e presin tani e sa vite, ta shohin klubin e tyre duke fituar trofe”, theksoi ai. Aktualisht, pas zhvillimit të 10 xhirove në kampionat, SC Gjilani ndodhet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 17 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar