Botë
Pedri: Dueli me PSG-në është testi ideal për të matur ambiciet tona në arenën evropiane
Reklamë e Sponsorizuar
Para superduelit të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka analizuar sfidën e radhës, duke veçuar cilësitë e Vitinhas dhe peshën e madhe që ka zotërimi i mesfushës në këtë ballafaqim.
Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në stadiumin “Parc des Princes”, 23-vjeçari bëri të aqtë se katalanasit udhëtojnë me synimin e qartë për triumf ndaj kampionit në fuqi të Evropës, ndonëse nuk pranoi ta etiketojë këtë takim si një finale të parakohshme.
“Pres një përballje spektakolare. Të dyja repartet e mesfushës vuajnë kur mbeten pa top, prandaj skuadra që do të menaxhojë më shumë posedimin do të anojë edhe balancën e ndeshjes në favor të saj. Ne po kalojmë një moment shumë të mbarë dhe dëshirojmë ta vijojmë këtë ecuri”, u shpreh Pedri.
Sipas futbollistit spanjoll, kjo ndeshje do të shërbejë si një parametër i saktë për të matur forcën aktuale të ekipit blaugrana në kontinent.
“Është një sfidë tejet e ndërlikuar, të cilën synojmë ta fitojmë, por nuk është finale pasi ka ende shumë rrugë për bërë. Megjithatë, mbetet matësi më i mirë për të kuptuar se ku ndodhemi aktualisht në Evropë”, shtoi ai.
Reprezentuesi spanjoll gjithashtu kujtoi se fanella e Barcelonës mbart gjithmonë detyrimin e fitores, pavarësisht emrit të kundërshtarit që ndodhet përballë.
“Te Barcelona ekziston kultura e triumfit në çdo takim. Kërkohet gjithmonë standardi më i lartë. Pavarësisht se luajmë ndaj PSG-së, që mban kurorën e kampionit, ne do të zbresim në fushë vetëm për tri pikët”, theksoi mesfushori.
Duke analizuar pikat e forta të rivalit, Pedri ndali theksin te mesfushori Vitinha, të cilin e rendit mes më të mirëve në futbollin evropian.
“Vitinha është një lojtar që bën diferencën e madhe në fushë. Është ndër më të mirët, për të mos thënë më i miri. Ai i sjell shumë vlera PSG-së, sidomos kur ka topin në zotërim”, u shpreh ylli i Barcelonës.
Duke folur për natyrën e këtij rivaliteti, Pedri pranoi se humbjet e kaluara ndezin gjithmonë etjen për revansh dhe se ky duel premton spektakol të garantuar për shikuesit.
“Kur dikush të mposht, lind natyrshëm dëshira për t’u kundërpërgjigjur dhe për të fituar ndeshjen pasardhëse. Për mua, kjo është një ndër sfidat më mbresëlënëse për t’u ndjekur”, deklaruar ai.
Më tej, ai vuri anën krahasuese mes qasjes aktuale taktike te Barcelona dhe asaj të trajnerëve të mëparshëm me të cilët ka bashkëpunuar.
“Filozofitë e dy trajnerëve ndryshojnë nga njëra-tjetra. Këtu stili ynë i lojës është dukshëm më direkt”, tha Pedri.
Në fund, lojtari bëri thirrje për vigjilencë maksimale, duke paralajmëruar se vetëm një paraqitje perfekte do t'i siguronte Barçës suksesin në kryeqytetin francez.
“PSG-ja posedon kualitet të jashtëzakonshëm. Lojtarët e tyre të sulmit janë vendimtarë, ndërsa në mesfushë kanë elementë që preferojnë kontrollin e topit. Nuk po zbuloj asgjë të re për ta. Nesër do të na duhet një ndeshje e nivelit më të lartë nëse duam t'ia dalim mbanë”, përfundoi mesfushori.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: