Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Përparim Rama paralajmëron kandidimin e mundshëm për të marrë drejtimin e LDK-së

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përparim Rama paralajmëron kandidimin e mundshëm për të marrë drejtimin e LDK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmërinë e tij për t'u bërë pjesë e garës për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ky paralajmërim u bë gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “DPT te Fidani”, ku ai foli për angazhimin e tij politik dhe kontributin e dhënë ndër vite për këtë subjekt politik. “Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me ofruar këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh Rama. Pavarësisht këtij angazhimi të theksuar, i pari i kryeqytetit bëri të ditur se ende nuk e ka finalizuar vendimin përfundimtar për të hyrë zyrtarisht në garën për kryetar në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të partisë. “Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po”, theksoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar