Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Apeli nga Prishtina: Presidentja të veprojë për ligjin e Speciales, UÇK-së i duhet mbrojtje kushtetuese

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 13:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Apeli nga Prishtina: Presidentja të veprojë për ligjin e Speciales, UÇK-së i duhet mbrojtje kushtetuese
Kreu i nismës “JO NË EMRIN TIM”, Çlirim Haziri, ka dalë sot në një konferencë për media ku ka kërkuar reagim institucional dhe angazhim të unifikuar shtetëror përballë zhvillimeve gjyqësore që prekin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke sjellë në vëmendje protestën 21-ditore në sheshet e kryeqytetit, ai theksoj se vendimi i 16 shtatorit është tejet i padrejtë dhe se shteti duhet të mbajë përgjegjësi. Haziri i ka bërë thirrje zyrtare të parës së shtetit që ta analizojë me përgjegjësi të lartë ligjin për ndryshimin e akteve të Dhomave të Specializuara, i cili aktualisht gjendet në tryezën e saj për dekretim. “Nëse konstatohen dispozita që nuk janë në harmoni me Kushtetutën apo kanë çfarëdo problemi ligjor, kërkojmë që Presidentja ta ushtrojë kompetencën e saj kushtetuese dhe ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Nëse ka nevojë, të ndryshohet e të përmirësohet çfarëdo që duhet ndryshuar e përmirësuar”, ka deklaruar Haziri, duke shtuar se UÇK-ja ka nevojë urgjente për një kuadër ligjor që përputhet me standardet evropiane dhe i reziston kohës. Sipas tij, nisma synon që monitorimi i proceseve gjyqësore të shndërrohet në një mekanizm funksional përmes përfshirjes së universiteteve, instituteve dhe ekspertëve të pavarur. Ky trup do të shërbejë për vlerësimin e seancave dhe të drejtave të të akuzuarve, duke dërguar raporte profesionale në institucionet e Bashkimit Evropian dhe instancat ndërkombëtare. “Ne nuk kërkojmë drejtësi të privilegjuar për UÇK-në. Ne kërkojmë drejtësi të drejtë!”, u shpreh ai, teksa ritheksoi besimin e palëkundur në pafajësinë e ish-udhëheqësve, duke rikujtuar se prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet deri në vendim të formës së prerë. Haziri vuri në dukje se Gjykata Speciale ka kryer shkelje të rënda procedurale dhe ka bërë një vlerësim të gabuar të provave, ndaj kërkoi që këto parregullsi të analizohen nga specialistë të fushës. Lidhur me viktimat, ai theksoj se e vërteta është e vetmja urë lidhëse mes drejtësisë për ta dhe asaj për të akuzuarit. Në fund, ai mirëpriti themelimin e komisionit qeveritar për strategjinë shtetërore rreth këtyre gjykimeve, duke kërkuar efikasitet dhe ekspertizë, ndërsa porositi se përfundimi i protestave në sheshe nuk nënkupton aspak heqje dorë nga kauza.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar