Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Maestro i letërsisë policeske: Si e shndërron Ahmet Ymit krimin në një dramë të thellë shpirtërore

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Maestro i letërsisë policeske: Si e shndërron Ahmet Ymit krimin në një dramë të thellë shpirtërore
Letërsia bashkëkohore turke shquhet sidomos për imagjinatën e pasur artistike, mjeshtërinë e rrëfimit dhe përkushtimin e palëkundur për të mbrojtur e lartësuar vlerat njerëzore. Kohët e fundit, pata fatin të jem kurator i dy botimeve nga një autor tejet i veçantë, i cili kultivon një zhanër po aq unik. Bëhet fjalë për Ahmet Ymit (Ahmet Ümit), ndoshta figurën më të njohur të letërsisë moderne turke të zhanrit kriminal. Veprat e tij ndërthurin në mënyrë të përsosur skemën e hetimeve policore me forcën emocionale të dramës, duke i shndërruar zbulimet e vrasjeve në një eksplorim të thellë të kujtesës, historisë, mëkateve, pasioneve, politikës dhe mangësive njerëzore. Nuk është rastësi që librat e tij janë përkthyer në mbi njëzet gjuhë të botës, përfshirë edhe versionin cilësor në gjuhën shqipe përmes Botimeve Efekos. Një krijues me energji të jashtëzakonshme narrative Ajo që e veçon romancierin Ahmet Ymit është fakti se ai rrallëherë kufizohet te krimi si një ngjarje e shkëputur. Për të, një vrasje përbën thjesht pikënisjen e një shtegu shumë më të gjatë dhe të ndërlikuar. Prapa çdo viktimë fshihet një mozaik marrëdhëniesh, fshehtësish, intrigash, plagësh të vjetra dhe mosmarrëveshjesh të pazgjidhura. Hetimi mund të nisë me pyetjen e thjeshtë: Kush e bëri krimin?, por me kalimin e kohës shndërrohet në një sfidë më të thellë dhe shqetësuese për vetë etikën e shoqërisë: pse njerëzit tradhtojnë njeri-tjetrin, çfarë kërkon e kaluara nga e pranishmja dhe deri në çfarë pike ndjenja e fajit mund t'ia tjetërsojë jetën një njeriu? Pikërisht kjo qasje e shumëfishtë u jep romaneve të tij atë fuqi të veçantë shprehëse. Ymit njeh shumë mirë pritshmëritë e lexuesit për sa i takon tensionit, ankthit, misterit dhe pritjes, ndaj nuk mbështetet te vijueshmëria e thjeshtë dhe te ritmi i ngutur. Ai këmbëngul që atmosfera e ngritur të zhvillohet ngadalë: përmes mjedisit, bisedave, kujtimeve dhe të dhënave që dalin në pah me vonesë. Mënyra e tij e rrëfimit shpesh të sjell ndërmend një shfaqje skenike: protagonistët shfaqen me të vërteta të pjesshme, qëllimet mbahen të fshehura dhe çdo e dhënë e re ka fuqinë të ndryshojë këndvështrimin e një ngjarjeje të mëparshme. Kështu, lexuesi nuk mjaftohet vetëm me ndjekjen e gjurmëve, por detyrohet vazhdimisht të rivlerësojë bindjet e veta. Rrëfime të ngarkuara me ndjesi të thella Prirja e tij ndaj dramës reflektohet qartë në botën emocionale të figurave që ai krijon. Detektivët dhe personazhet kryesore të Ahmet Ymitit nuk janë hetues të ftohtë apo të pagabueshëm që zgjidhin enigma. Ata përjetojnë dhimbje, ushqejnë dyshime, gabojnë, sjellin ndër mend dështimet e tyre dhe ndodhen përballë dilemave të vështira të besnikërisë. Kërkimet e tyre shpesh kryqëzohen me lëndime personale dhe psikologjike. Në librin “Fisi” (Kavim), përmes figurës kryesore, Ymit përcjell një mesazh thelbësor: “Ç’kuptim do të kishte jeta, po të mos u besoja njerëzve që dua, miqve dhe shokëve të mi?” Po kështu, te “Porta e Dervishëve” (Bab-ı Esrar), autori paraqet një prej atyre mendimeve aq të njohura për stilin e tij: “Të dije, jo gjithmonë ishte gjë e bukur. Të kuptoje, jo gjithmonë të sillte gëzim. Zgjidhja ta ngopte mendjen, por nuk i bënte mirë shpirtit.” Ndërsa te “Rapsodia e Bejollusë” (Beyoğlu Rapsodisi), shkrimtari shfaq zhvillimin psikologjik të një personazhi si Kenani, duke na bërë të kuptojmë se veprimet e tyre burojnë nga humbjet e pësuara dhe se plagët shpirtërore bëhen pjesë e mekanizmit të misterit, e jo thjesht stoli e rrëfimit. Përfundime veçanërisht drastike përmes kryekomisar Nevzatit, figurës kryesore, i ndeshim sidomos te “Fantazmat e së shkuarës” (Yırtıcı Kuşlar Zamanı): “Mbase e kisha vrarë babanë e kësaj...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar