Sport
“Kosova po pret” – Vlora Çitaku kërkon drejtësi nga Gjykata e Apelit pas zhvillimeve në Hagë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka dalë me një mesazh të qartë para fillimit të mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, duke vënë në pah pritjet e vendit për vendime të drejta në instancat ndërkombëtare të drejtësisë.
E veshur me një bluzë që mbante mbishkrimin domethënës “Kosova po pret”, ajo ka komentuar ngjarjet e datës 16 shtator në Hagë, të cilat i ka cilësuar hapur si një padrejtësi të rëndë.
“Pikërisht ky që shkruan ‘Kosova po pret’. Dhe ne presim që në Apel të vendoset drejtësi, sepse ajo se çka ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë”, ka deklaruar Çitaku para gazetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: