Sport
Goli vendimtar i Vedat Muriqit ndaj Irlandës: Fitoren ia dedikoj krerëve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi kryesor i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë njeriu kyç në triumfin e rëndësishëm 1-0 kundër Irlandës, në sfidën hapëse të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Futbollisti shtatlartë tundi rrjetën në minutën e 84-t të takimit, duke i dhuruar kështu Kosovës tri pikët e para në këtë fushatë, në një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi ka ndarë emocionet e tij, duke i bërë një dedikim të veçantë triumfit: “Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: