Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Akuza të ashpra nga SPAK/ Berisha e quan Ramën “zjarrvënësin e kombit” dhe flet për 12 miliardë euro të vjedhura

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Akuza të ashpra nga SPAK/ Berisha e quan Ramën “zjarrvënësin e kombit” dhe flet për 12 miliardë euro të vjedhura
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “zjarrvënësin më të madh të kombit”. Deklaratat u bënë gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ai u paraqit në kuadër të masës së sigurisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës drejtoi akuza direkte edhe ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe Ergys Agasit. Sipas Berishës, ata së bashku me kreun e qeverisë kanë keqpërdorur dhe zhvatur mbi 12 miliardë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke ndërtuar vepra infrastrukturore me kosto deri në dhjetë herë më të larta se mesatarja evropiane. “Me lubi Ballukun, me lindat e tij, me Ergys Agasin ka plaçkitur mbi 12 mld euro nga taksat e shqiptarëve. Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Evropë. Ka vjedhur 12 mld euro investime, a ka zjarrvënës më të madhe se Edi Rama, që katandisi pensionistët të flasin me vetë. Ky është zjarrvënësi më i madh i kombit”, u theksua nga kreu i Partisë Demokratike. Më tej, Berisha vuri theksin te nevoja urgjente për organizimin e protestave dhe revoltave popullore, të cilat i cilësoi si të vetmen rrugë për të çliruar vendin. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë krahasimet e duhura për legjitimitetin e qeverisjes. “Protesta, revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi. Ndaj ju lutem, vlerësoni duke bërë krahasime, a ka mungesa më të madhe legjitimiteti sesa të zhvillosh atë falsë elektorale që zhvillove për mandatin e katërt. Ka mungesë më të madhe legjitimiteti sesa të mos lejosh heqjen e imunitetit të Ballukut për faktin se ke vjedhur me të miliarda euro në punë publike”, përfundoi Berisha, duke shtuar se “me mandatet e krimit pranoi heqjen e imunitetit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar