Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mundësi e artë për Edon Zhegrovën tek Juventusi, lëndimi i konkurrentit hap rrugën e titullarit

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mundësi e artë për Edon Zhegrovën tek Juventusi, lëndimi i konkurrentit hap rrugën e titullarit
Sulmuesi i përfaqësuesores së Kosovës, Edon Zhegrova, po përballet me një shans ideal për të siguruar një fanellë titullari në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti te skuadra e Juventusit. Edhe pse pritshmëritë ishin që ylli kosovar ta niste nga minuta e parë sfidën kundër Lazios, tekniku italian zgjodhi ndryshe, duke i besuar sërish një vend në 11-shen bazë Nico Gonzalesit. Në këtë ballafaqim, ku bardhezinjtë pësuan humbje, Zhegrova dhe Conceicao u aktivizuan vetëm në minutën e 70-të, duke e patur të pamundur të ndryshonin rrjedhën e lojës në një takim të dominuar nga kundërshtarët. Megjithatë, situata ka ndryshuar falë zhvillimeve të fundit. Sipas gazetarit Giovanni Albanese, gjatë po kësaj ndeshjeje, portugezi Conceicao ka pësuar një dëmtim në krahun e majtë, gjë që mund ta lërë atë jashtë fushës së blertë për një periudhë prej një muaji. "Goditje në krahun e majtë për Conceicaon. Testet mjekësore do të kryhen gjatë orëve në vijim dhe rrezikon të mungojë për një muaj", ka bërë të ditur ai në raportimin e tij. Në këto rrethana, teksa Zhegrova mbetet jashtë listës së Juventusit për garat evropiane, kjo situatë i krijon atij hapësirën e merituar për të dëshmuar vlerat e tij dhe për të bindur stafin teknik ekskluzivisht në ndeshjet e kampionatit italian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar