Aktuale
Nga lumturimi te shenjtërimi: Kujtojmë rrugëtimin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza
Reklamë e Sponsorizuar
Bota përkujton sot një nga ngjarjet më domethënëse të trashëgimisë shpirtërore të Nënë Terezës, e cila saktësisht 23 vjet më parë, më 19 tetor 2003, u ngrit në altaret e Kishës Katolike si e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.
Ndërkohë, në maj të vitit 2011, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan u zhvillua ceremonia solemne kushtuar këtij procesi, duke kurorëzuar veprën e saj të jashtëzakonshme si mishërim i dashurisë, sakrificës dhe përkushtimit të plotë ndaj shtresave në nevojë, apo siç njihej ndryshe, “më të varfërve të të varfërve”.
Pika kulminante e njohjes ndërkombëtare të misionit të saj erdhi më 4 shtator 2016. Atë ditë, në një meshë madhështore të udhëhequr nga Papa Françesku në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, para dhjetëra-mijëra besimtarëve dhe pelegrinëve nga mbarë bota, ajo u shpall zyrtarisht si Shën Tereza e Kalkutës.
E pagëzuar me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, humanistja e shquar me origjinë shqiptare dhe laureate e Çmimit Nobel për Paqe u lind në Shkup më 26 gusht 1910. Ajo ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë, duke lënë pas një trashëgimi të përjetshme njerëzore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: