Politikë
Zhvillime në PDK: A ka paraqitur dorëheqjen Bedri Hamza?
Reklamë e Sponsorizuar
Në qendër të vëmendjes politike kanë kaluar raportimet e fundit se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vënë në tavolinë dorëheqjen e tij nga posti i të parit të partisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, ky zhvillim është shqyrtuar gjatë diskutimeve të ngushta në mbledhjet e fundit të Kryesisë, ndërsa theksohet se ende nuk është prerë asnjë vendim zyrtar.
Në një prononcim për Albanian Post, Zyra për Informim e PDK-së ka mohuar ekzistencën e një vendimi përfundimtar rreth largimit të Hamzës nga kryesia e partisë.
“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, është theksuar në sqarimin zyrtar nga strukturat e PDK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: