Sport
Real Madridi gati për Sevillën: Mourinho surprizon me vendimin e madh për Endrick
Reklamë e Sponsorizuar
Sonte, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës, Real Madridi do të zbresë në fushë për të zhvilluar sfidën e radhës, ku do të përballet me Sevillën.
Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri Jose Mourinho ka zbuluar përbërjen zyrtare të skuadrës që do të nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Falë paraqitjes fantastike që dhuroi në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Romës, tekniku portugez ka vendosur t'i japë fanellën e titullarit sulmuesit të ri brazilian, Endrick.
Talenti brazilian pritet të pozicionohet në krahun e djathtë të repartit ofensiv, ndërsa Diomande do të veprojë në krahun e majtë, hapësirë kjo e lënë bosh për shkak të mungesës së Vinicius, i cili vuan një dënim prej katër ndeshjesh.
Ndërkaq, për sa i përket fazës defensive, strategu nga Portugalia i ka besuar krahut të djathtë të mbrojtjes mesfushorit Fede Valverde.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: