Sport
Milani triumfon ndaj Atalantës në “San Siro”, minuta për Ardon Jasharin në suksesin e kuqezinjve
Reklamë e Sponsorizuar
Milani ka siguruar një fitore tejet të rëndësishme përpara tifozëve të vet në stadiumin “San Siro”, duke mposhtur Atalantën me shifrat 3:2, në kuadër të javës së shtatë të kampionatit italian, Serie A.
Në këtë takim, mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, u hodh në fushë gjatë 15 minutave të fundit të ndeshjes, duke dhënë kontributin e tij në ruajtjen e këtij suksesi për skuadrën e njohur milaneze.
Sfida nisi me ritëm të lartë dhe me zhvillime të shpejta, ku Christian Pulisic dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 13-të, mirëpo ky gol u anulua nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.
Momenti kthesë i ndeshjes ndodhi në minutën e 22-të, kur një prej mbrojtësve të Atalantës preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë. Pas konsultimit të sistemit VAR dhe rishikimit të pamjeve filmike, arbitri kryesor tregoj nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit.
Përgjegjësinë e ekzekutimit e mori Gonçalo Ramos, i cili u tregua i pagabueshëm në minutën e 24-t, duke zhbllokuar rezultatin dhe kaluar Milanin në epërsi prej 1:0.
Pak para mbylljes së fraksionit të parë të lojës, ta saktë u tregua edhe Adrien Rabiot. Në minutën e 43-të, francezi lëshoi një goditje të fuqishme nga skaji i zonës, duke e ndalur topin në këndin e poshtëm të portës dhe dyfishuar shifrat në 2:0 për vendasit.
Pjesa e dytë nisi sërish me mundësi shënimi për Milanin, i cili pati shansin e artë ta thellonte epërsinë nëpërmjet një tjetër penalltie. Megjithatë, kësaj radhe Gonçalo Ramos nuk ia dolë të mposhtë portierin e Atalantës, Marco Carnesecchi, i cili u tregua i vëmendshëm duke e pritur goditjen.
Megjithatë, epërsia u ngrit në tri gola në minutën e 58-të. Pas një harkimi nga goditja e këndit, Mario Gila përfitoi në rrëmujë e sipër dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke çuar rezultatin në 3:0.
Atalanta nuk u dorëzua dhe ngriti ritmin, duke ngushtuar epërsinë në minutën e 66-të. Nicola Zalewski shërbeu bukur për Gianluca Gaetanon, i cili me një gjuajtje të saktë drejt këndit të poshtëm të portës shënoi golin e parë për mysafirët, duke e bërë rezultatin 3:1.
Formacioni nga Bergamo hapi edhe më shumë ndeshjen në minutën e 81-të, kur Krstoviq realizoi një tjetër gol për Atalantën, duke ngushtuar diferencën në 3:2 dhe duke dhuruar momente tensioni deri në vërshëllimën përfundimtare.
Pas përfundimit të kësaj xhiroje dhe shtatë ndeshjeve të luajtura në Serie A, Milani pozicionohet në vendin e katër të tabelës me 15 pikë të tubuara, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e dhjetë me gjithsej nëntë pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: