Politikë
Zgjedhjet në Serbi: Koalicioni i subjekteve shqiptare synon tri ulëse në parlament
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Serbi po bëhen gati që brenda një jave të paraqiten me një listë të përbashkët në garën zgjedhore.
Shaip Kamberi, i cili mban pozicionin e bartësit të kësaj liste për Luginën, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Info Magazine”, ka theksuar se ky front i përbashkët synon sigurimin e tri mandateve në parlament.
“Është një vendim që është marrë nga partitë politike shqiptare për të garuar bashkërisht në këto zgjedhje, duke u nisur nga potenciali që e posedon secila parti, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale të secilit prej tyre, dhe është e bazuar në rezultate konkrete që ne të synojmë tre mandate deputeti”, u shpreh Kamberi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: