Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tensionet në Shqipëri, kryetari Lladrovci u bën thirrje maturantëve të Drenasit të shtyjnë ekskursionin

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka sugjeruar nxënësve të vitit të fundit të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që të shtyjnë udhëtimin e tyre tradicional drejt Shqipërisë. Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit në Republikën e Shqipërisë, ku protestat e studentëve janë shoqëruar me tensione dhe akte dhune. “Rekomandimi im është të shtyhet ekskursioni për një kohë të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor, kur siguria Juaj është e padiskutueshme dhe pa rreziqe. Ekskursioni shënon gëzimin e përbashkët të gjeneratës që vulos ndjenjat e secilit maturant dhe do të mbetet në kujtesë si kulmi i një shoqërimi të moshës më të çmuar,” ka theksuar Lladrovci në mesazhin e tij. Kreu i Drenasit ka vlerësuar se rrethanat aktuale në vendin fqinj paraqiten të tendosura dhe mund të ndikojnë negativisht te të rinjtë. “Prania Juaj, me atdhetarizmin si traditë, fare lehtë mund të provokoheni dhe të bëheni pjesë e lajmeve të padëshirueshme. Në këtë rast, jeta dhe siguria Juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë. Si prind, ashtu si prindërit Tuaj të cilët kanë shprehur brengë për sigurinë Tuaj, jemi të bindur dhe të pajtimit që ekskursioni të shtyhet për kohë të përshtatshme. E di se energjia juaj si maturantë është mbresëlënëse, atdhedashuria dhe mosha juaj nuk guxon të provokohet apo të rrezikohet nga situatat që mund të ndodhin gjatë ekskursionit,” ka përfunduar Lladrovci.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar