Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Protesta në Tiranë: Tre të lënduar përfundojnë në Traumë, mes tyre një 15-vjeçar dhe një punonjëse e medias

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta në Tiranë: Tre të lënduar përfundojnë në Traumë, mes tyre një 15-vjeçar dhe një punonjëse e medias
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se gjatë zhvillimit të protestës, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Universitar të Traumës. Bëhet fjalë për një efektiv të policisë, një adoleshent 15-vjeçar dhe një gazetare. Sipas bilancit zyrtar të përditësuar deri në orën 16:00, institucioni shëndetësor konfirmoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Autoritetet shëndetësore njoftuan se tre të dëmtuarit po i nënshtrohen ekzaminimieve të nevojshme mjekësore dhe po marrin asistencën e duhur nga stafi i specializuar i këtij spitali. Gjatë këtij komunikimi, dikasteri i shëndetësisë ka përgënjeshtruar kategorikisht zërat dhe aludimet e përhapura në rrjet për navjoftimet rreth humbjes së jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta. “U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”, thuhet në reagimin zyrtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar