Politikë
Nderim për heroin Idriz Rrecaj: Bedri Hamza dhe delegacioni i PDK-së vizitojnë familjen e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga strukturat e partisë, ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e dëshmorit dhe heroit të vendit, Idriz Rrecaj.
Lajmi u bë i ditur përmes një njofimi zyrtar nga deputeti Arian Tahiri, i cili theksoi se gjatë këtij takimi është shprehur respekti i thellë dhe mirënjohja shtetërore e qytetare për jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Rrecajt në shërbim të lirisë së Kosovës.
"Pas 27 vitesh pritjeje dhe dhimbjeje, familja Rrecaj më në fund ka një vend ku mund të nderojë më të dashurin e saj. Idriz Rrecaj do të mbetet përherë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun", u shpreh ndër të tjera Tahiri në mesazhin e tij përkujtimor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: