Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Erë e rëndë dhe kanalizim i bllokuar në Rrugën B, banorët: Situatë alarmante dhe rrezik për infeksion

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Erë e rëndë dhe kanalizim i bllokuar në Rrugën B, banorët: Situatë alarmante dhe rrezik për infeksion
Prej një jave, një pjesë e Rrugës B në kryeqytet po përballet me prishjen e rrjetit të kanalizimit, duke krijuar një situatë të rëndë mjedisore për qytetarët. Në zonën qendrore të kësaj rruge përhapet një erë e rëndë dhe thartuese, e cila po e bën jetën e përditshme të banorëve dhe kalimtarëve gjithnjë e më të papërballueshme me kalimin e ditëve. Banori Tafil Zena e cilëson këtë gjendje si të padurueshme, duke e përshkruar atë hapur si një vatër të mundshme infeksioni. "Veç i montojnë edhe brenda dy jave, 10 dite kërset betoni edhe bëhet kështu, qe ku i ke, rend shkojë dhe është njëjtë. Tmerr është kjo, infeksion është", deklaroi ai. Një shqetësim të ngjashëm ndan edhe qytetari Remzi Cakolli, i cili e sheh këtë si një problem kronik dhe shqetësues që kërkon ndërhyrje urgjente. "Kjo është tmerr, me llogaritë rrugën B si ka qenë dhe ku është. Shumë era e rëndë, duhet me u rregullu. Qe shumë herë po përsëritet ky problem", u shpreh Cakolli. Ndërkohë, një qytetare që preferoi të mbetet anonime bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga autoritetet lokale. "Shumë, shumë vështirësi, nuk di tjetër çfarë të them. Patjetër Komuna duhet të ndërmerr hapa", theksoi ajo shkurtimisht. Lidhur me këtë situatë, është tentuar të merret një qëndrim zyrtar nga Komuna e Prishtinës, mirëpo deri në orët e publikimit të këtij materiali, institucioni komunal nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar