Kronikë
Atentati me tritol në Gjirokastër: Gjykata lë pas hekurave dy të dyshuarit për ekzekutimin e Beqir Devollit
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për Behar Zyberin dhe Shpëtim Malasin. Ata dyshohen si autorët kryesorë të vendosjes së lëndësh shpërthyese në atentatin që i mori jetën 48-vjeçarit Beqir Devolli.
Ngjarja e rëndë tronditi qendrën e qytetit të Gjirokastrës më 10 tetor. Pas gjashtë ditësh hetime intensive, strukturat e policisë arritën të zbardhin ngjarjen, duke vënë në pranga dy të dyshuarit, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë: Gentjan Zhupa nga Tepelena dhe Kliton Omeri nga Tirana.
Autoritetet hetimore nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes edhe të personave të tjerë në këtë krim. Megjithatë, për shkak të sekretit hetimor dhe vijimit të operacionit, identiteti i tyre ende nuk bëhet publik.
Sipas hetimeve paraprake, motivi kryesor i këtij atentati dyshohet të jenë konfliktet për prishjen e pazareve të drogës, të destinuara për tregun e vendeve të Bashkimit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: