Aktuale
Figurë kyçe e Kremlinit jep mbështetje për tubimet në Shqipëri: Komb trim dhe i veçantë
Reklamë e Sponsorizuar
Ideologu i njohur rus dhe njëherazi mbështetës i afërt i Kremlinit, Alexander Dugin, ka bërë një deklaratë publike lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat që po zhvillohen në Shqipëri.
Reagimi i figurës së shquar të nacionalizmit rus vjen pikërisht në një periudhë kur protestat në vend kanë marrë një kthesë të tensionuar dhe të dhunshme gjatë ditëve të fundit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Dugin ka ndarë mendimet e jo-zakonshme për shoqërinë dhe historinë shqiptare.
"Tani shqiptarët po e tregojnë veten. Ky komb u ndërtua nga të krishterë ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), ndërsa Islami i tyre është sufi dhe mistik. Për më tepër, ata janë indoevropianë. Një popull shumë interesant dhe trim. Tani ata po zgjohen", ka shkruar ai, duke shoqëruar opinionin e tij edhe në gjuhën angleze: "Now Albanians show the colours. This nation was build by Orthodox Christians (Orthodox priest Fan Noli) and their Islam is Sufi and mystical. They are indoeuropeans by the way. Very interesting and brave people. They are awakening now."
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: