Sport
Sukses i jashtëzakonshëm për atletët e Prizrenit në Kampionatin e Kosovës në kros
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i atletikës Prizreni ka regjistruar paraqitje fantastike dhe ka arkivuar rezultate shumë pozitive në Kampionatin e Kosovës në kros, duke dërmuar konkurrencën me paraqitjen e tyre në kryeqytet.
Trajneri i skuadrës prizrenase, Bajram Duja, është shprehur tejet i entuziazmuar dhe i lumtur me sukseset e arritura nga garuesit e tij në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Ngjarja sportive u zhvillua gjatë ditës së sotme në hapësirat e gjelbra të parkut Gërmia në Prishtinë, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës, ku morën pjesë garuesit më të mirë nga mbarë vendi.
Përfaqësuar nga vetëm 4 atletë, klubi nga Prizreni ka arritur të rrëmbejë plot 3 medalje, konkretisht 2 të arta dhe 1 të bronztë. Merve Spahi (kategoria U20) u kurorëzua kampione në garën e vrapimit në 4000 metra, ndërsa Aron Paçarizi (kategoria U12) mori vendin e parë dhe u shpall kampion në distancën prej 500 metrash. Ndërkaq, Andi Çoçaj (kategoria U12) u ngjit në podium duke fituar medaljen e bronztë.
Përveç medaljeve, klubi veçoi edhe paraqitjen e Elvan Alias (kategoria U10), i cili pavarësisht se garonte për herë të parë, arriti të pozicionohet në vendin e katërt, duke lënë premtime të mëdha për të ardhmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: