Kronikë
Tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: Përdoret mjet privat kundër policisë dhe hidhet breshëri gurësh
Reklamë e Sponsorizuar
Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka shënuar një tjetër shkallëzim të dhunës gjatë protestës, ku shënjestër e palës protestuese janë bërë sërish efektivët e rendit.
Grupe protestuesish kanë arritur të vënë në lëvizje një automjet privat, të cilin e kanë shtyrë përgjatë aksit kryesor të bulevardit për ta përdorur si mjet sulmi ndaj kordonit policor.
Menjëherë pas këtij veprimi, protestuesit i kanë vënë flakën mjetit, i cili po digjet në mes të rrugës, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar.
Ndërkohë, përleshjet vijojnë përmes hedhjes së vazhdueshme të gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit, të cilat nga ana e tyre po përgjigjen duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: