Kronikë
Vizita e admiralit amerikan në veri, Gecaj: Sinjal i qartë strategjik për Beogradin zyrtar
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-ushtaraku Hysen Gecaj ka analizuar domethënien e vizitës së përbashkët të Admiralit amerikan George Wikoff, komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralmajorit Roberto Vergori, si dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në zonën kufitare veriore mes Kosovës dhe Serbisë.
Gecaj e ka cilësuar këtë ngjarje si tejet vendimtare për arkitekturën e sigurisë në vend, duke theksuar domosdoshmërinë e një bashkëpunimi dhe sinkronizimi edhe më të ngushtë ndërmjet strukturave vendase dhe atyre ndërkombëtare.
“Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për sa i përket agjendave të sigurisë në Kosovë. Vitet e fundit, ne e dimë se kemi pasur problem në kuptimin politik të një koordinimi mes institucioneve tona të sigurisë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh Gecaj.
Në vijim, ai shtoi se prania dhe veprimet e tilla dëshmojnë nevojën jetike që Kosova të ketë një strategji të unifikuar për mbrojtjen e kufijve, veçanërisht vijës ndarëse me Serbinë, për të cilën u shpreh se “përherë ka shfaq agresivitet dhe ende nuk ka heq dorë nga kjo”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: