Sport
Spektakël golash në Gjermani: Elversbergu mposht Augsburgun e Arijon Ibrahimoviqit
Reklamë e Sponsorizuar
Një duel jashtëzakonisht emocionues dhe i mbushur me kthesa e gola është zhvilluar sot në kuadër të futbollit gjerman, ku Elversbergu ka triumfuar ndaj Augsburgut me rezultatin e ngushtë 4-3, në një ndeshje që dhuroi spektakël për shikuesit.
Pavarësisht se sfida premtonte rivalitet, ajo u shndërrua në një festival golash, ku vendasit tregohën më të saktë duke siguruar një fitore të rëndësishme para tifozëve të tyre.
Në këtë takim u aktivizua nga minuta e parë edhe talenti me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, i cili mbrojti ngjyrat e skuadrës mysafire dhe u la në fushë për plot 74 minuta lojë.
Herojtë e fitores për Elversbergun ishin Petkov, Gunther, Rohr dhe Schmahl, të cilët realizuan për vendasit, ndërsa nga ana tjetër, për Augsburgun shënuan Rieder, Gregoritsch dhe Komur.
Pas këtij rezultati, Elversbergu ngjitet në pozitën e 6-të të renditjes tabelore me 10 pikë të mbledhura, ndërkohë që Augsburgu pozicionohet në vendin e 10-të, duke numëruar 8 pikë në llogarinë e e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: