Politikë
Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Digjet një automjet te Kryeministrja, ndërhyn autoboti i ujësjellësit
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë ka marrë një kthesë të dhunshme, pasi një makinë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë arritur pikën kulmore.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kordonit policor. Sipas dëshmive nga terreni, zjarri ka shpërthyer në automjet në momentin e përplasjeve të ashpra, ndërsa fillimisht është vënë re një vonesë në reagimin e autobotit që ndodhej pranë zonës.
Situata është përkeqësuar më tej kur pjesëmarrësit në protestë kanë hedhur shishe me lëndë djegëse në drejtim të autoblindës së policisë të pajisur me ujë me presion, duke shtuar rrezikun në zonë.
Pas disa momenteve ankthi, flakët që kishin kapluar makinën janë vënë nën kontroll dhe janë shuar përfundimisht falë ndërhyrjes së një autoboti tjetër të ujësjellësit që ndodhej rastësisht atypranë.
Në ambientet e bulevardit, situata ka mbetur tejet e tensionuar, ndërkohë që në turmë janë dëgjuar vazhdimisht thirrje inkurajuese nga protestuesit për të vijuar përballjen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: