Kronikë
Flakët përfshijnë kamionin në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detajet e para
Reklamë e Sponsorizuar
Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Prizren–Prishtinë, konkretisht në territorin e Malishevës, ku një kamion është përfshirë nga flakët pasi më parë kishte pësuar një vetëaksident rreth orës 12:10.
Lajmin për ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka saktësuar se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ky incident. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e emergjencës dhe autoritetet kompetente janë nisur drejt vendngjarjes.
“Rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident), të ndodhur në autostradë (drejtimi Prizren-Prishtinë, zonë e Malishevës). Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi për portalin tonë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: