Sport
Teuta nuk ndalet, mposht Dinamon dhe thellon epërsinë në krye të klasifikimit
Reklamë e Sponsorizuar
Teuta ka triumfuar me rezultatin e pastër 2:0 në derbin e javës së 7-të të Abissnet Superiore ndaj Dinamos, sfidë e cila u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova ka treguar forcë duke realizuar nga një gol në secilën pjesë të takimit. Goli i parë u shënua në minutën e 31-të nga Pedro, i cili përfitojë nga një aksion i rrjedhshëm në krah dhe konkretizoi saktësisht brenda zonës kundërshtare.
Vështirësitë e Dinamos në organizimin e lojës vazhduan edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, ku Teuta thelloi avantazhin përmes Tolit, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 63-të.
Kjo përballje u karakterizua nga një ritëm i lartë dhe lojë e fortë, elementë që u reflektuan në ndëshkimin me 8 kartonë të verdhë gjatë gjithë takimit, megjithatë ky angazhim nuk mjaftoi që dinamovitët të ndryshonin fatin e ndeshjes.
Falë këtij rezultati, pas 7 javëve të para, Teuta ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke krijuar një distancë prej 4 pikësh nga Egnatia e vendit të dytë dhe duke nisur kështu një shkëputje të sigurt në krye të renditjes zyrtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: