Kronikë
Përplasje e ashpër në distancë: Dardan Krasniqi lëshon akuza të rënda ndaj Faton Pecit dhe e fton në duel publik
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, dhe Dardan Krasniqi janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal, pasi ky i fundit paralajmëroi një mundësi arrestimi të Pecit nga Prokuroria Speciale, duke nxitur një valë kundërpërgjigjesh dhe fyerjesh të ndërsjella.
Në një shkrim të gjatë të shpërndarë në platformat e mediave sociale, Krasniqi ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta për korrupsion ndaj kreut të Mitrovicës, duke përdorur gjuhë të rëndë dhe duke pretenduar se ky i fundit është përfshirë në listat e personave që pritet të ballafaqohen me drejtësinë. Ai po ashtu e ka sfiduar Pecin hapur për një përballje fizike në Sheshin “Isa Boletini”.
Në vazhdim të reagimit të tij të plotë, Krasniqi shpreh hapur sfidën ndaj kundërshtarit politik:
“Kur njeriun e zë frika nga llogaridhënia për veprat e veta të pista, shpesh i mbetet vetëm fyerja si mburojë. Pushteti mund ta mbrojë për disa ditë, por jo përgjithmonë nga e vërteta dhe drejtësia. Që tashmë emrin e ke në listën e grilave! Kur flitet për korrupsionin, sytë e opinionit drejtohen nga zoti Luci. E dinë qytetari që nuk ja ka frikën një mbetje që ka shijuar krejt pushtetët! E dinë edhe pushteti që je hajn! Përgjigjja nuk është gjuha fyese, por transparenca, faktet dhe përgjegjësia para ligjit që ke me u ulë shpejt!
Politikani i mbetjëve shtazore! Të duhët një avokat i fortë nese tashmë pushteti nga shantazhi i numrave të listës së frikacakëve, nuk e pengon atë që është e shenuar nga e zeza në të bardhë!
…Një politikan i lodhtë është si një shtyllë e kalbur që mbahet në këmbë vetëm nga muri ku është mbështetur, sapo muri të shembet, zbulohet se vetë nuk ka pasur kurrë forcë të qëndrojë.
Për të tjerat jeta është e gjatë! Qenefë! Ku e kur duash edhe ne Sheshin Isa Boletini përballemi! Për me i treguar Isës çfarë mbetjesh na udhëheqin sheshët e patriotëve!
As frikën e as konsideratën nuk ta kam!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: