Politikë
Të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, gjashtë kandidatë në garë
Reklamë e Sponsorizuar
Të dielën, banorët e Komunës së Brvenicës do të zgjedhin kryetar të ri komune. Vdekja e personit të parë të komunës, Jovica Ilievski, i cili si kandidat i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit fitoi zgjedhjet e fundit lokale, ka hapur rrugën për përballje të re të jashtëzakonshme zgjedhore të partive për këtë komunë.
Në fletën e votimit për zgjedhjet 18 tetorit janë Stojanço Radiçeski nga koalicioni "Maqedonia Juaj", i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Jovica Radeski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski, Jakup Useini nga "VLEN", kandidatja e pavarur Arife Idrizi dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim, koalicion i udhëhequr nga BDI.
Të gjithë kandidatët në fushatë u premtuan votuesve zhvillim më të madh lokal, investime, të rinj dhe menaxhim të shëndoshë të financave komunale.
Partnerët e koalicionit qeverisës në këto zgjedhje, OBRM-PDUKM dhe VLEN, po kandidojnë me kandidatë të veçantë, ndërsa ZNAM po mbështet kandidatin e partisë më të madhe në pushtet.
Partitë opozitare LSDM dhe BDI gjithashtu do të kandidojnë me kandidatë të veçantë.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vlerësohet se do të ketë raund të dytë votimi, i cili duhet të mbahet pas dy javësh, më 1 nëntor.
Përndryshe, qendrat e votimit zakonisht do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas listës përfundimtare të votuesve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë gjithsej 16,256 votues të regjistruar.
Rezultatet fillestare jozyrtare priten deri në mesnatë të së dielës, ndërsa ato zyrtare do të dihen jo më vonë se 48 orë pas votimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: