Aktuale
Largimi nga Barcelona, Alejandro Balde kërkon një aventurë të re për shkak të mungesës së minutave
Reklamë e Sponsorizuar
E ardhmja e mbrojtësit të majtë, Alejandro Balde, duket gjithnjë e më larg skuadrës së Barcelonës. 22-vjeçari ka bërë të qartë para agjentit të tij synimin për të ndërruar ambient, pasi situata e tij aktuale në klub është përkeqësuar ndjeshëm, duke regjistruar vetëm 10 minuta lojë gjatë këtij sezoni.
Pasi u përball me probleme të njëpasnjëshme fizike përgjatë edicionit të kaluar, futbollisti nuk llogaritet më në skemat e trajnerit Hansi Flick. Kjo situatë e ka shtyrë lojtin të kërkojë një mundësi të re karriere, ku të ketë hapësira të merituara në fushë.
Drejtuesit e klubit katalanas pritet të lejojnë largimin e tij që në merkaton e dimrit, pavarësisht se marrëveshja aktuale i skadon në verën e vitit 2028. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, gjatë sezonit 2024/25, Balde ishte një nga lojtarët kryesorë dhe titullar i padiskutueshëm në formacionin e ekipit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: