Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Tensionet në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon përkohësisht punën

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon përkohësisht punën
Për shkak të zhvillimeve të fundit dhe protestave që po mbahen në Tiranë, Ambasada e Izraelit ka marrë vendimin që t'i mbyllë dyert për publikun duke filluar nga dita e sotme dhe për një periudhë të pacaktuar kohe. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë në faqen zyrtare të misionit diplomatik, ku theksohet se qytetarët që kanë nevoja emergjente do të kenë në dispozicion një numër telefoni celular për kontakt. “Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar