Aktuale
Akademia përkujtimore për Idriz Rrecajn, Lushtaku: Vepra e tij mbetet burim krenarie për të gjithë ne
Reklamë e Sponsorizuar
Në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademia përkujtimore në nderim të dëshmorit Idriz Rrecaj, mbetjet mortore të të cilit u zbuluan koh më parë në një varrezë masive në Zubin Potok. Ky tubim solemn u shfrytëzua për të evokuar kujtimin dhe sakrificën e tij sublime për lirinë e vendit.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, ka përcjellë mesazhe mirënjohjeje për familjen e dëshmorit dhe për gjithë ata që dhanë jetën për atdheun. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të kontributit të Rrecajt.
“E nderuara familja Rrecaj, ju duhet të jeni krenarë për punën dhe veprimtarinë e Idrizit. Edhe kolegët, edhe ne, jemi krenarë për të. Lavdi e përjetshme Idrizit dhe të gjithë atyre që ranë për vendin tonë”, u shpreh ndër të tjera kreu i komunës gjatë akademisë përkujtimore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: