Kronikë
Rrëfimi i gazetares Brikena Metaj pas incidentit me të birin: "Klevi po ecën në trotuar kur u godit nga policia, presim lirimin e tij"
Reklamë e Sponsorizuar
Gazetarja e njohur Brikena Metaj ka treguar prapaskenat e ngjarjes që përfshiu djalin e saj, Klevi Metaj, i cili u kthye në një nga figurat qendrore të protestës studentore pas përplasjes me efektivët e policisë. Ajo ka rrëfyer se lajmin e hidhur e ka mësuar papritur përmes një telefonate nga një shoqe e gjimnazit e djalit të saj.
E ëma e të riut shpjegoi se çastet e para ishin mjaft ankthioze, pasi e kishte të pamundur të vendoste kontakt të drejtpërdrejtë me të birin për të mësuar të vërtetën. Sipas saj, familja e dinte se ai punonte gjatë natës dhe nuk e parashikonin praninë e tij në protestë.
Duke përshkruar rrethanat e incidentit, Brikena Metaj theksoi se Klevi, i cili ende nuk i ka mbushur 24 vjeç, po ecte i qetë në trotuar kur u përball me reagimin e forcave të rendit. Ajo deklaroi se efektivët e kanë goditur dhe e kanë ofenduar rëndë, gjë që nxiti një reagim instinktiv nga ana e të riut. Ajo u shpreh se çdo i ri që dëgjon ofendime ndaj nënës apo motrës dhe goditet pa e drejtë, reagon në mënyrë vetëmbrojtëse.
Më tej, gazetarja nëvizoi se uniforma e shtetit duhet të garantojë rendin në mënyrë njerëzore dhe jo përmes dhunës ndaj qytetarëve. Ajo u shpreh se asgjë nuk e arsyeton goditjen e një të riu, pasi detyra e policisë është neutralizimi dhe shoqërimi ligjor i personave në komisariat, pa përdorur forcë të jashtëligjshme.
Në përmbyllje, nëna e Klevit bëri me dije se i biri vazhdon të qëndrojë në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nën masën e arrestit. Ajo e cilësoi të birin si një djalë mjaft të qetë, të drejtë e të sinqertë, ndërsa shprehu besimin se gjatë ditës së sotme do të vendoset masa e sigurisë dhe ai do të lirohet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: