Botë
Lëkundje të fuqishme toke me magnitudë 7 të shkallës Rihter regjistrohen në Rusi
Reklamë e Sponsorizuar
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë ka goditur këtë të premte rajonin e Gadishullit Kamçatka në Rusi, bërë të ditur nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga e njëjta qendër, epiqendra e këtij fenomeni natyror ka pasur një thellësi fokale prej 140 kilometrash.
Gadishulli Kamçatka shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë tektonik, e njohur ndryshe si “Unaza e Zjarrit”, e cila shtrihet përgjatë një pjese të madhe të Oqeanit Paqësor dhe karakterizohet nga lëkundje të shpeshta sizmike. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake nga terreni, deri më tani nuk ka raporte për dëme në njerëz apo viktima.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: