Sport
Pakënaqësia te Barcelona, Alejandro Balde kërkon largimin në janar
Reklamë e Sponsorizuar
Alejandro Balde po konsideron seriozisht mundësinë e largimit nga radhët e Barcelonës gjatë merkatos së dimrit, sipas informacioneve të publikuara nga shtypi spanjoll.
Futbollisti 22-vjeçar mësohet se është tejet i zhgënjyer me hapësirat e kufizuara që i janë besuar nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Statistikat tregojnë një situatë shqetësuese për mbrojtësin e majtë, i cili ka regjistruar vetëm 12 minuta lojë në 10 sfidat e fundit të katalunasve, një fakt ky që e ka vënë në lëvizje për të kërkuar një destinacion të ri.
Kujtojmë se emri i mbrojtësit spanjoll ka qenë më parë në fokusin e Manchester United, ndërsa mbetet për t'u parë nëse ky aludim do të shndërrohet në një ofertë konkrete gjatë muajit janar.
Megjithatë, aktualisht opsioni i largimit mbetet thjesht një alternativë në shqyrtim e sipër dhe jo një vendim zyrtar apo i prerë nga ana e lojtarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: