Politikë
Kryetari Rama sqaron raportet me Abdixhikun: Nuk i kam prishur, nuk lejoj ndërhyrje në qeverisjen e kryeqytetit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur poshtë çdo pretendim për një ftohje apo prishje të marrëdhënieve të tij me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Gjatë një interviste televizive në emisionin Pressing në T7, Rama u shpreh i prerë lidhur me këtë çështje, duke sugjeruar që pyetjet rreth dinamikës së raporteve t'i drejtohen kreut të partisë. "Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë", u shpreh ai.
Duke iu referuar bashkëpunimit dhe dakordësimeve të mëparshme, i pari i kryeqytetit ritheksoj se i përmbahet parimeve të vendosura, duke vendosur një vijë të kuqe sa i përket pavarësisë në vendimmarrje.
“Kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti… I qëndroj asaj marrëveshje”, përfundoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: