Sport
Formë e shkëlqyer: Fisnik Asllani shënon golin e parë në Europa League ndaj Besiktasit
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani ka lënë sërish gjurmë me fanellën e Hoffenhemit, duke gjetur rrjetën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës kundër gjigantit turk, Besiktas.
Pasi pranoi një asistim të saktë nga Tim Lemperle brenda zonës, Asllani goditi bukur me këmbën e djathtë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës dhe duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar.
Ky është realizimi i parë sezonal në Evropë për 21-vjeçarin, i cili vjen në një moment të shkëlqyer formë, pas paraqitjes fantastike që dhuroi gjatë fundjavës në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë.
Për Asllanin kjo është vetëm paraqitja e tij e dytë si titullar me skuadrën gjermane përgjatë këtij edicioni, pasi më parë është dashur të menaxhojë disa shqetësime fizike që e kanë mbajtur larg fushave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: