Sport
Formë e jashtëzakonshme e Mirlind Dakut, sulmuesi kuqezi udhëheq Spartakun drejt fitores dramatike në Kupë
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka qenë protagonist absolut në triumfin e Spartakut të Moskës kundër Rodina Moskës, në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Rusisë, duke realizuar dy gola vendimtarë.
Lojtari ofensiv kuqezi fillimisht rikthejë ekuilibrin në fushë duke barazuar shifrat në 2-2, në minutën e 48-të të takimit.
Talenti nga Gjilani konfirmoi formën e tij të lartë edhe në minutën e 64-të, kur u tregua i saktë sërish për të shënuar golin e tij të dytë personal, duke realizuar përmbysjen e madhe të rezultatit në 2-3 në favor të skuadrës së tij.
Ndërkohë, triumfi i Spartakut u vulos përfundimisht në minutën e tetë të kohës shtesë të ndeshjes, kur Ugalde shënoi golin e fundit për të siguruar fitoren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: