Kronikë
Tragjedi në Prizren: Një 70-vjeçar humb jetën në rrethana ende të paqarta
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është gjetur pa shenja jete. Rasti ka mobiiluar menjëherë strukturat policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje për të nisur hetimet paraprake.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për portalin tonë se bëhet fjalë për një viktimë të moshës 70-vjeçare. Sipas tij, shkaqet që çuan në këtë vdekje mbeten ende plotësisht mister.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetimet. Është gjetur pa shenja jete, personi është i moshës 70-vjeçare. Mbetet të shihet se çka do të dalë më pas nga ky rast. Nuk dihen ende shkaqet”, u shpreh zyrtari policor Bytyqi, duke shtuar se ekspertiza e mëtejshme pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: