Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Nga qelia në Hagë, Hashim Thaçi surprizon me një mesazh prekës gazetarin e njohur kosovar

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga qelia në Hagë, Hashim Thaçi surprizon me një mesazh prekës gazetarin e njohur kosovar
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh plot emocione për moderatorin e emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupollit, gjatë qëndrimit të tij në paraburgim në Hagë. Këtë ngjarje e ka bërë të ditur vetë gazetari në hapje të emisionit të tij, duke shpjeguar se fjalët e ish-kreut të shtetit i janë transmetuar përmes një miku të përbashkët që sapo e kishte vizituar atë në qendrën e paraburgimit në Holandë. “Përkrahjen e tij, fjalët më të mira të tij. U emocionova! U emocionova jo për diçka, sepse me zotëri Thaçin kemi pasur polemika politike goxha shumë, por kurrë nuk kam harru që ata janë heronjtë e mi. Politikisht servilin prej tyre i kam kritikuar, sepse natyra e emisionit tim është e tillë. U emocionova dhe më dolën lotët, sepse secili prej nesh kemi pasur familjarë të burgosur në kohën e Jugosllavisë, të Serbisë, të Krajlit, të Rankoviqit, të Sllobës… mundësia e një letre ka qenë e mundur, te kjo Gjykatë nuk është e mundur. U preka e u emocionova për shkak të këtij mesazhi. U preka e u emocionova për të kaluarën. U preka e u emocionova edhe për të tashmen. U preka e u emocionova njëherit për jomirënjohjen tonë si shoqëri ndaj këtyre njerëzve. U preka e u emocionova në 2026, djemtë kur i kanë pasur nga 18 vjet i kanë dalë përballë një makinerie qysh ka qenë Jugosllavia, pas luftës, sakrificës, shokëve të vrarë, betejave të fituara, padrejtësisht mbahen nga një gjykatë e padrejtë politike jashtë vendit”, ka deklaruar Jupolli mes emocionesh. Në fjalën e tij, gazetari ka shprehur mirënjohjen ndaj ish-presidentit dhe ka ndarë mesazhe përshëndetëse edhe për udhëheqësit e tjerë të UÇK-së që po mbahen atje, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “President, faleminderit për mesazhin. Mezi po pres me dalë e me t’pasë pjesë të satirës time, me t’pa në politikë, e me t’pasë në intervista hard-core qysh i këna ba gjithë. E përshëndes edhe Kadrinë prej këtu, e mora vesh që po më kqyrni, bacën Jakup, edhe një mesazh Rexhep Selimit. Rexhë, herën e fundit kur t’pash në Hagë, ma ke rrëzu dorën. Po du me t’kallxu që e kam ushtru dirën goxha shumë. Po shpresoj që keni me u kthy këtu, ose vi. Dorën e kam ushtru, kur të duash e shtyjmë, dhe ma se ha foren si të hi mrena me hanger mirë, sepse me Milka atë ditë më rrëzove, ma ule tensionin”, u shpreh ai. Në mbyllje të rrëfimit të tij, Jupolli u ndal te një mesazh dedikuar djemve të tij, Gegës dhe Osos, duke u bërë thirrje që të mbajnë kokën lart për sakrificën dhe historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Dhe një mesazh prej këtu po du me ua çu djemve të mi, Gegës dhe Osos, të cilët nuk i kanë marrë aq lehtë akuzat. Nuk mujsha me ua shpjegu lehtë e thjeshtë pse po iu dhemb njerëzve a je me UÇK-në a me Millosheviqin, pra nuk t’ka ble Vuçiqi. Gegë dhe Oso: babi është UÇK, na jem UÇK. Gegë, a pe sheh që përveç Rexhës, e kemi shok edhe Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin. Babi këtë po e bën për krenarinë e dinjitetin që ju kur të rriteni me mbajt kryt lart, me ditë që këtë liri nuk e ka pru zogu, e ka pru UÇK-ja, këta djem. A pe sheh që jemi UÇK, Gegë, prandaj mbajeni kokën lart. E ata tjerët që e shajnë UÇK-në, Gegë, ata janë me Millosheviqin e Vuçiqin”, përfundoi gazetari Jupolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar